Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën

12 Prill 2024, 13:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në fuqi

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën”.

Ndaj ish-drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra.

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128