Aksident tragjik në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

21 Shtator 2025, 19:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Artogne, Itali, ku si pasojë e përplasjes, një 16-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën.

Sipas raportimeve për mediat, viktima është Manuel Leti, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, plagët e marra në gjoks dhe bark rezultuan fatale për të riun.

Ceremonia mortore për Manuelin do të mbahet nesër në orën 16:30.

 

Po ndodh...