Aksident në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, një i plagosur
5 Mars 2026, 17:22 / AKTUALITET

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ku automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128