OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

Ekspertja pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Sara Basart, deklaroi se shumica e zjarreve në pyje që po shtohen kohët e fundit në botë shkaktohen nga njerëzit.
Në një vlerësim lidhur me zjarret e pyjeve në Evropë, Basart tha se këto zjarre kanë lidhje të fortë me ndryshimet klimatike. Rritja e temperaturave dhe thatësira e gjatë rrisin rrezikun për zjarr në pyje.
Ajo shtoi se numri në rritje i zjarreve duhet të motivojë qeveritë të ndërmarrin masa dhe të mobilizojnë burime për të ulur këto rreziqe.
“Zjarret ndodhin nga faktorë të ndryshëm, por në shumicën e rasteve shkaktohen nga ndërhyrja e njeriut,” tha Basart. Ajo theksoi se strategjitë e zjarrfikjes janë të nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e zjarreve.
Gjithashtu, ekspertja vuri në dukje se zgjerimi i thatësirave dhe valët e nxehtësisë për shkak të ndryshimeve klimatike po shtojnë më tej rrezikun e zjarreve pyjore.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


