Tragjedi në paraburgimin e 313-tës, dy efektivë policie ndërrojnë jetë brenda pak orësh

30 June 2026, 09:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin "313" në Tiranë, ku dy efektivë të policisë kanë humbur jetën brenda pak orësh nga njëri-tjetri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili ndërroi jetë rreth orës 21:00. Ai dyshohet se pësoi një atak kardiak teksa po zhvillonte instruktazhin në oborrin e paraburgimit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, nuk arriti të mbijetojë.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të paraburgimit, pësoi atak kardiak. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Rrethanat e plota të të dy rasteve pritet të sqarohen nga grupi hetimor. Paraprakisht, dyshohet se të dy efektivët kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake.

Po ndodh...

ide