Mbylli në shtëpi fëmijët e tij për të takuar një 14-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Një 32-vjeçar, i identifikuar si Ardjan, është arrestuar nga Policia e West Midlands pas një operacioni të koduar të ngritur nga grupet që gjurmojnë grabitqarët online.
Sipas të dhënave të para, 32-vjeçari akuzohet se ka lënë të vetëm në një apartament, i cili përshkruhet si tejet i ndotur, dy fëmijët e tij të mitur, përkatësisht të moshave një dhe gjashtë vjeç. Arsyeja e largimit të tij nga shtëpia ka qenë udhëtimi për të takuar një vajzë të mitur (e përshkruar si 14-vjeçare), me të cilën kishte komunikuar në rrjetet sociale.
Mbi të rëndojnë akuza të rënda, ku përfshihen: Organizimi i aktiviteteve seksuale (përfshirë tentativën për një marrëdhënie treshe).
Në pamjet e publikuara nga momenti i arrestimit, i dyshuari shfaqet dukshëm i zemëruar dhe agresiv ndërsa oficerët e policisë po bënin prangosjen e tij, duke iu kërkuar edhe kalimtarëve të rastit të mbanin distancë.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128