Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira mesatare, parashikimi i motit për këtë të martë
30 June 2026, 08:06 / AKTUALITET
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës e në vijim mot me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu (përjashtuar vijën bregdetare).
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128