Valë e rrezikshme të nxehti në SHBA, temperaturat mund të arrijnë deri në 46 gradë Celsius!
Një valë e nxehtit pritet të përfshijë këtë javë dy të tretat e territorit të Shteteve të Bashkuara, duke rritur shqetësimet për ndikimin e saj në jetën e përditshme, si edhe në zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme, përfshirë ndeshjet e Kupës së Botës dhe festimet për 250-vjetorin e pavarësisë së vendit.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se bëhet fjalë për një valë të rrezikshme nxehtësie, e cila në disa zona mund të thyejë rekordet lokale të temperaturave.

Sipas parashikimeve, në pjesën më të madhe të shteteve qendrore dhe lindore temperaturat maksimale do të kalojnë 30 gradë Celsius, ndërsa për shkak të lagështisë së lartë temperatura e ndjerë mund të arrijë nga 40 deri në 46 gradë Celsius.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrojnë të hidratuar dhe të ndjekin këshillat e sigurisë, pasi temperaturat ekstreme mund të paraqesin rrezik të lartë për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128