Vyshken “tulipanët”, Holanda e bën dramë, Maroku i likuidon me penallti

30 June 2026, 08:45 / SPORT ALFA PRESS

Maroku ka eliminuar Holandën në fazën 1/16 të Botërorit. Ishin penalltitë që vendosën kalimin e Marokut më tej, ndërsa 120 minuta u mbyllën me rezultatin 1-1. Nga penalltitë u fitua 3 me 2, pasi holandezët gabuan pikërisht tri.

Holanda kaloi e para në avantazh. Kodi Gakpo tundi rrjetën në minutën e 72-të. Sulmuesi i Holandës nuk mund t’i mbante lotët, pasi vetëm tre ditë më parë u nda nga jeta fëmija që po priste të vinte në jetë. Goli i barazimit për Marokun u shënua vetëm në minutën e 91-të dhe autor ishte Diop.

Shtesat nuk prodhuan gola. Portieri i Holandës, Verbrugen, u tregua vendimtar ndërkohë duke mohuar një gol të sigurt dhe mbajti ekipin e tij në lojë.

Nga penalltitë ishte Maroku më i saktë. Ndeshja e radhës për ta do të jetë ndaj Kanadasë, më 4 korrik ora 19:00 dhe vlen për fazën 1/8.

 

Po ndodh...

ide