Ditë historike për Paraguain, shteti në festë totale pas triumfit legjendar

30 June 2026, 10:18 / SPORT ALFA PRESS

Triumfi historik i Paraguait kundër Gjermanisë në Botërorin 2026 ka shkaktuar një eufori të paprecedentë në vendin e Amerikës Latine.

Eliminimi i katër herë kampionëve të botës pas gjuajtjes së penalltive u vlerësua si një arritje e jashtëzakonshme kombëtare. Për të nderuar këtë sukses legjendar, Presidenti i Paraguait mori menjëherë një vendim zyrtar duke e shpallur ditën e sotme festë kombëtare.

Përmes një komunikate të menjëhershme, kreu i shtetit njoftoi se i gjithë vendi do të ndalet për të festuar arritjen që lartëson emrin e kombit. Si rrjedhojë e këtij dekreti, shkollat, zyrat publike dhe institucionet kanë mbyllur dyert. Ky vendim ka ndezur një festë të çmendur në rrugët e kryeqytetit Asuncion, ku mijëra qytetarë po shijojnë njërën nga netët më të lavdishme të futbollit të tyre.

 

Me këtë fitore të madhe, Paraguai ka siguruar kalimin për në fazën e të tetave të finales, duke dëshmuar se në këtë Botëror të ri me 48 skuadra surprizat nuk kanë fund. Tashmë, skuadra amerikano-latine pret e qetë fituesin e çiftit mes Francës dhe Suedisë për të mësuar sfidën e radhës, ndërsa populli vazhdon festimet e një dite që do të mbetet gjatë në histori.

Po ndodh...

ide