Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale që votoi Parlamenti, lirohen 466 të burgosur
30 June 2026, 11:44 / POLITIKË

Pak ditë pasi Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi sot (30 qershor) shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.
Me këtë amnisti, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
Begaj, dekretoi gjithashtu edhe shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
Po ndodh...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
