Nisin punimet e Kuvendit, qytetarët mblidhen në protestë me thirrje kundër deputetëve: Ju erdhi fundi!

30 June 2026, 10:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Jashtë Kuvendit ka nisur edhe protesta e qytetarëve kundër Ramës. Ashtu siç edhe paralajmëruar, qytetarët pak para nisjes së seancës e cila ishte njoftuar në orën 10:00, u organizuar para Kuvendit.

“Me thirrjet “Parlament i krimit”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kanë vijuar protestën.

Ndërkohë, vijon me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 18 qershor 2026 dhe me njoftimet procedurale.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë tetë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura dhe administratës publike për vitin 2025.

 

Mes tyre janë raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit të Administratës Publike, Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Prokurimit Publik, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Seanca do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Po ndodh...

ide