Zyrtare/ Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv

20 Maj 2025, 21:04 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Vllaznia  prezanton drejtorin e ri sportiv

Vllaznia nuk ka vonuar dhe ka gjetur drejtorin e ri sportiv, i cili do të pasojë Tefik Osmanin. Vetëm disa ditë pasi Osmani dhe klubi shkodran mbyllën bashkëpunimin, sot është prezantuar drejtori i ri sportiv.

Ai do të jetë ish-sulmuesi i njohur shkodran, Vioresin Sinani. Në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij te Vllaznia me gola, ndërsa tanimë ka një rol drejtuesi tepër të rëndësishëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

KF Vllaznia bën të ditur se që nga sot e në vazhdim, drejtor sportiv i klubit do të jetë z.Vioresin Sinani. Suksesë në detyrën e re legjenda.

 

Po ndodh...

ide