ZYRTARE/ Marrëveshja e arritur me pretendentët e Besës, klubi i Kukësit konfirmon largimin e…

Tashmë është zyrtare, Emiljano Çela dhe Bekim Kuli do të jenë dy “timonierët” e rinj të Besës së Kavajës. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Verilindorët bëjnë me dije, se klubet respektive kanë arritur marrëveshjen për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase, që këtë edicion ka objektiva madhore, për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Gjithashtu Kukësi bën me dije se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.
NJOFTIMI ZYRTAR I KUKËSIT:
Njoftim i Klubit! Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbolli Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.
FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë.
FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

