Zyrtare/ Juventus zgjidh përfundimisht kontratën me Paul Pogba
15 Nëntor 2024, 21:36 / SPORT

Juventusi zyrtarizoi këtë të premte zgjidhjen e kontratës me Paul Pogban.
Mesfushori francez është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër nga fundi i muajit, edhe pse do të vuajë dënimin për doping deri në mars të vitit të ardhshëm.
Pogba nënshkroi për klubin italian, të cilin e kishte përfaqësuar më parë nga viti 2012 deri në vitin 2016, në verën e vitit 2022, si lojtar i lirë, pasi mbylli përvojën te Manchester United.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ndërprerja e kontratës së Pogba-s do t’i kursejë Juventusit rreth 30 milionë euro bruto, duke përfshirë pagën minimale të 12 muajve të fundit, pagën sezonale prej 8 milionë eurosh dhe bonuset prej 2 milionë euro deri në përfundim të kontratës në vitin 2026.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


