Vdes në spital sportisti 20-vjeçar i futbollit amerikan, skuadra e tij njoftoi gabimisht vdekjen teksa...

Mjekët ligjorë konfirmuan sot vdekjen e parakohshme të profesionistit të futbollit amerikan Medrick Burnett Jr, mbrojtës i skuadrës Alabama A&M, katër javë pas një dëmtimi në kokë gjatë ndeshjes.
Vdekja e 20-vjeçarit ishte njoftuar gabimisht nga skuadra e tij në fillim të javës, edhe pse i ndjeri ishte ende në makinerinë që e mbante në jetë në spitalin UAB Hospital.
Në një njoftim motra e tij Dominece James, shkruante se Burnett u dëmtua në një përplasje kokë më kokë gjatë fitores së skuadrës së tij ndaj Bulldogs’ 27-19 më 26 tetor.
Burnett, sportist i ri nga Lakewood, Kaliforni kreu katër ndërhyrje të suksesshme gjatë ndeshjes, me skuadrën e re ku ishte transferuar këtë sezon.
‘Medrick ishte një atlet i jashtëzakonshëm me energji pozitive, ndjenjë udhëheqjeje dhe pasion. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tonë. Familja e tij i qëndroi pranë gjatë vuajtjes dhe ne admirojmë forcën e tyre”, shkruante më herët kreu teknik i skuadrës” Dr. Paul A. Bryant.
Por familjarët thanë për rrjetin TMZ Sports se deklarata e tij ishte e rreme pasi në atë kohë Burnett Jr. ishte ende duke luftuar për jetën.
Motra e tij Dominece tha në njoftimin e faqes së donacioneve: “Ai festoi ditëlindjen e 20-të më 27 tetor, në kujdes intensiv, dhe kjo ishte shumë e dhimbshme. Kishte gjakderdhje në kokë dhe enjtje të trurit. U detyruan të pranonim procedurën e kraniotomisë si mundësi e fundit për t’i shpëtuar jetën”.
“Nëna e tij nuk ka mundur të punojë që prej dëmtimit, dhe fondet e donacioneve janë të nevojshme në këtë kohë të vështirë. Falemnderit për mbështetjen tuaj”, shkruan rrjeti Daily Mail.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

