Neuer i jep goditje Bayern-it, dëmtimi në kofshë e mban jashtë fushave pa afat

Lajme të rënda për Bayern-in e Mynihut dhe kapitenin e tij legjendar, Manuel Neuer.
Portieri gjerman u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 2-2 kundër Mainz-it në Bundesligë të dielën, për shkak të një dëmtimi në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Kontrolli mjekësor konfirmoi një dëmtim të muskulit ‘ischio-krural’ të djathtë, që do ta mbajë Neuer larg fushave për një kohë ende të pacaktuar.
Klubi bavarez bëri të ditur se Neuer do të humbasë me siguri ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Heidenheim-it, ndërsa stafi mjekësor do të vlerësojë rikuperimin ditë pas dite.
Në mungesë të numrit 1 gjerman, trajneri Vincent Kompany mund t’i besojë portën të riut Jonas Urbig, 22 vjeç, i cili deri tani ka regjistruar dy “porta të pastra” në dy paraqitjet e tij të Bundesligës këtë sezon.
Ky dëmtim është një goditje e rëndë për Bayernin, i cili synon të ruajë kryesimin në Bundesligë dhe të konsolidojë pozicionin në Champions League.
Menaxhimi i emergjencës në portë do të jetë kyç për arritjen e objektivave sezonale të skuadrës bavareze.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

