"Ushtar i Ballukut brenda PD", Belind Këlliçi padit për shpifje gazetarin Almer Toska

Gazetari Almer Toska ka reaguar publikisht pas kallëzimit penal për shpifje të bërë ndaj tij nga Belind Këllici. Në një postim të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, Toska e cilëson padinë si një akt presioni politik ndaj gazetarisë kritike, duke akuzuar Këllicin për shërbim ndaj interesave të pushtetit dhe jo ndaj qytetarëve.
Ai thekson se më 20 janar do të përballet në Gjykatën e Tiranës jo për t’u justifikuar, por për të mbrojtur të drejtën për të thënë të vërtetën dhe për të denoncuar atë që e quan politikë të dështuar dhe pa shpresë.
Postimi:
Më ka paditur për shpifje Belindi i Belindës
Belind Këllici po i bën shërbimin e fundit Belinda Balukut duke më paditur mua për shpifje. Une që kam bërë betejë politike dhe mediatike ndaj Belindës, nuk paditem nga ajo vet por nga ushtari i saj brenda PD. Belind po ta them publikisht, më pëlqejnë beteja dhe jo pazaret si ty. Unë e dua luftën sepse jam me të drejtën e qytetarëve që më besojnë. Ty nuk të beson askush.
Belind, as Berisha nuk të do se e di që mirë që je njeri i vogël. Ti nuk punon për demokratët dhe qytetarët por punon për interesa të ngushta ekonomike që mbushin xhepin tënd nga Belinda. Belind ti humbe bashkinë e Tiranës me 60 mijë vota. Ti në vend që të jesh krah medias dhe atyre që thonë të vërtetën, shkon dhe i shërben interesave të Belindës. Prandaj ti nuk bëhesh kurrë politikan sepse ti merresh me gjëra të vogla.
Belind, ke gabuar që më kallëzove, jo se trembem nga ti, por se nuk duhet të merresh me gazetarin. Një politikan opozite nuk duhet t’i kundërvihet gazetarit, por duhet të merret me qytetarët, me problemet e tyre dhe me aferat e pushtetit. Ti nuk je aty për të frikësuar ata që flasin të vërtetën, por për t’i shërbyer pazareve dhe interesave të dikujt tjetër.
Më 20 janar do të jem në Gjykatën e Tiranës jo për t’u justifikuar, por për t’u përballur me këtë politikë të dobët dhe të dështuar që nuk prodhon shpresë që përfaqësohet nga politikanë si ty. Nuk është puna jote të ndëshkosh gazetarin që tregon të vërtetën, por të japësh llogari qytetarëve për humbjet, për pazaret dhe për dështimet e tua politike.
Ti ke humbur Bashkinë e Tiranës me 60 mijë vota, ke humbur besimin e qytetarëve dhe megjithatë nuk merresh me hallet e tyre, por merresh me mua se ta ka lënë si detyrë Belinda. Prandaj qytetarët nuk të mbështesin kurrë se merresh me gjëra të vogla dhe je njeri i vogël. Ky je ti dhe mendësia jote: “i fortë me ata që flasin të vërtetën”, e dobët me pushtetin, dhe e frikësuar nga qytetarët. Një politikan që sulmon gazetarin nuk është opozitë, ai është pjesë e problemit.
Sali Berisha të largoi Belind si drejtues i qarkut të Tiranës sepse ti ke mbi shpinë humbjen më të rëndë politike në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Tiranë. Ky është bilanci yt: vetëm disfata, vetëm humbje, vetëm dështime politike. Dhe një politikan i tillë i dështuar, që nuk bind qytetarët, nuk fiton zgjedhje, nuk prodhon shpresë, nuk merret me pushtetin, por merret me gazetarët. Unë do të jem përballë pitikanëve të dështuar si ty! Ti nuk i duhesh aq dreqit por i duhesh Belindës. Ti rolin e ushtarit dhe të shiturit e bën mirë.
Më 20 janar do të jem aty përballë teje me kokën lart sepse gazetaria nuk është krim, denoncimi nuk është shpifje dhe e vërteta nuk frikësohet. Populli le ta mbajë mend këtë ditë.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
