PD paralajmëroi bojkot të “Zgjedhores” dhe “Territoriales”, Balla: Vendimi i tyre emocional, do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se opozitë nuk mund të marrë peng dy komisionet e posaçme të Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Balla ftoi opozitën për reflektim, duke theksuar se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë ka qenë emocional.
Balla deklaroi se Partia Socialiste nuk pranon kërcënime apo shantazhe: “Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS.
“Opozita është e para që duhet të reflektojë s ai takon qasjes që duhet të kemi në kuvendin e Shqipërisë. Secili prej nesh para urdhrave politike duhet ti bindet interesit të Shqipërisë
Jemi në një moment vendimtar sa i takon anëtarësimit në BE. Synimi është të mbyllim procesin brenda 2027.
Dua të jem i qartë sot me publikun sa i takon pozicionit tonë, një pozicion që e kam bërë me dije edhe kolegëve të PD, se kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS nuk ka. Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë”, tha Taulant Balla.
Kërcënimit të PD me bojkot, Balla iu përgjigj kështu: “Ne do të presim reflektim nga ana e tyre është një vendim emocional, në kushtet e javës së kaluar, por besoj do ti kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë dhe në janar me fillimin e sesionit të ri ti rikthehen punës. në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Por e them sot se ata e prishin dakordësin për të mos marrë pjesë në komision, ne e prishim dakordësinë për të ndryshuar shumicën në të dy komisionet. Nëse mendojnë se mund të marrin peng komisionet, atëherë ne do respektojmë vullnetin e shqiptarëve., Pakica nuk e merr dot reformën”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

