Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

15 Dhjetor 2025, 10:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Ish-kryeministri, i akuzuar për korrupsion, është në gjykim për këtë dosjen Partizani së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Dosja kaloi për gjykim më 19 maj, ku Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Sipas SPAK, Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

 

Po ndodh...