Varga u shtri në fushë pa ndjenja, mesfushori i Hungarisë për stafin mjekësor: U vonuan

24 Qershor 2024, 17:47 / SPORT ALFA PRESS

Varga u shtri në fushë pa ndjenja, mesfushori i Hungarisë
Futbollisti Dominik Soboslai ishte mbrëmë protagonist në ndeshjen mes Hungarisë dhe Skocisë, e cila u fitua nga hungarezët, me një gol të shënuar në minutën e 100 të takimit.

Mesfushori i Liverpool bëri një paraqitje dinjitoze në këtë sfidë. Soboslai ka komentuar edhe momentin dramatik në këtë sfidë, kur shoku i skuadrës Varga u përplas në mënyrë të dhunshme me portierin skocez, Glyn. Ky moment ishte me pasoja të rënda, pasi Varga e ka humbur tashmë Europianin e Gjermanisë nëse Hungaria ia del të kualifikohet, sepse ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë. 

Unë nuk e di sesi është protokolli, por kur një njeri humb ndjenjat në fushë, atëherë stafi mjekësor duhet të ndërhyjë pa pritur miratimin e askujt. Unë isha shumë pranë Vargas, kur ka pësuar dëmtimin. E ndihmova, por e vura re se nuk merrte dot më frymë. Ishin momente të frikshme e dramatike, por ne ia dolëm të marrim një fitore, gjë që ishte mision i vështirë. Tashmë shpresojmë në kualifikim”, tha ai.