Sulmuesi i Vorës thirret nga Kombëtarja, klubi i Superiores krenohet me 28-vjeçarin

21 Maj 2025, 16:10 / SPORT ALFA PRESS

Sulmuesi i Vorës thirret nga Kombëtarja, klubi i Superiores krenohet

Manfredas Ruzgis është ftuar sërish nga Lituania për kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi që spikati me Vorën në Kategorinë e Parë do të japë kontributin e tij në ndeshjet me Maltën dhe Danimarkën.

Sfidat do të luhen në qershor dhe Vora ka konfirmuar ftesën për Ruzgis. Sulmuesi 28-vjeçar ishte kryefjalë te skuadra e Vorës, që fitoi titullin kampion në të Parën.

Nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Superiores. Ofertat për të nuk kanë munguar, ndërsa duhet pritur çfarë do të ndodhë gjatë verës.

“Manfredas Ruzgis do të jetë pjesë e ekipit Lituanez për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, Kombëtarja Litueneze do të luaj ndaj Maltës me 7 qershor dhe ndaj Danimarkës me 10 qershor. Klubi i uron Manfredasit një përfaqësim sa me dinjitoz me fanellën Lituaneze”.

 

Po ndodh...

ide