UEFA Nations League për vajza, 4 arbitre shqiptare për ndeshjen Islandë-Francë
2 Qershor 2025, 14:13 / SPORT

Nesër do të luhen ndeshjet e fundit në grupet e UEFA Nations League për vajza, në të gjitha ligat A, B dhe C.
Një prej sfidave më të rëndësishme të ditës, ajo mes Islandës dhe Francës në Grupin A2 të Ligës A, do të gjykohet nga katër arbitre shqiptare, të caktuara nga UEFA për këtë përballje.
Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente. Eglantina Pjetrushaj do të mbajë rolin e arbitres së katërt.
Ndeshja Islandë – Francë do të zhvillohet nesër, më 3 qershor, në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reykjavik, në orën 20:00.
-
Një sezon te Vllaznia, lojtari largohet nga ekipi shkodran
2 Qershor, 14:09
Po ndodh...
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
Nga Ermal Mulosmani
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Nga Ergys Mërtiri
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Nga Taulanda Jupi
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Nga Preç Zogaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
