Turpërimi në finalen e Championsit, Bastoni: Nuk është fundi që imagjinuam, jemi të zhgënjyer nga vetja jonë

2 Qershor 2025, 21:49 / SPORT ALFA PRESS

Turpërimi në finalen e Championsit, Bastoni: Nuk është fundi

Interi u turpërua nga PSG-ja në finalen e Championsit. Parisienët fituan 5-0 në Mynih duke tronditur zikaltrit, që nuk bënë asgjë për të merituar një rezultat tjetër.

Alesandro Bastoni nuk mund të bënte shumë përballë Desire Doue.

Mbrojtësi italian i është rikthyer edhe njëherë asaj finale teksa reagon në rrjetet sociale.

“Është e vështirë, ky nuk është fundi që e imagjinuam. Një humbje e vështirë për t’u pranuar. Jemi të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë.

Sepse e dimë rëndësinë e kësaj arritjeje për ekipin tonë, për klubin dhe për të gjithë tifozët që na kanë shoqëruar me pasion në çdo moment.

Tani më shumë se kurrë, e dimë sa e rëndësishme është t’ju ndiejmë në krahun tonë.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shkruajmë faqe të reja të historisë sonë”, shkruan Bastoni në “Instagram”.

 

Po ndodh...

ide