Turneu ‘UEFA Development’/ Shqipëria U-16 shkëlqen ndaj San Marinos

Shqipëria U-16 triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj San Marinos në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë.
Një fitore e merituar për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco, që veç fitores bëri edhe një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
Trajneri Tedesco hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Bjorni Betoja (GK), Alvin Zekaj (c), Elton Dodaj, Frensi Mali, Emiljano Malko, Eris Kurtulaj, Christian Lila, Dion Vata, Kledio Ruci, Matias Zogu, Egzon Kajbe.
Përfaqësuesja shqiptare u shfaq dominuese që në minutat e para të takimit.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 14-të falë golit të realizuar nga kapiteni Zekaj, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.
Skuadra kuqezi nuk u ndal, por vazhdoi të ushtronte presion në zonën e San Marinos.
Në minutën e 30-të, Egzon Kajbe dyfishoi shifrat pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, duke e bërë rezultatin 2-0.
Pak minuta para përfundimit të 45 minutave të para, kapiteni Zekaj realizoi edhe golin e tretë për Shqipërinë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.
Ky rezultat nuk ndryshoi në pjesën e dytë të takimit, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 për Shqipërinë.
Në ndeshjen e paradites të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, Kosova mundi Andorrën me rezultatin 2-1.
Sfidat e treta të këtij turneu do të luhen më 25 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.
Shqipëria do të përballet me Kosovën në takimin e fundit në ora 15:00, ndërsa takimi i orës 11:30 do të jetë San Marino – Andorra.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



