Ambasadorja zvicerane në Shqipëri flet për protestat: Pjesëmarrja qytetare, thelb i çdo sistemi demokratik

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka komentuar nga Korça protestat që po zhvillohen në vend prej 23 ditësh, duke theksuar se çdo zhvillim i tillë lidhet ngushtë me funksionimin e demokracisë dhe pjesëmarrjen qytetare.
E pyetur për të ardhmen e protestës dhe një mesazh të mundshëm për qeverinë shqiptare, Huber u shpreh se si përfaqësuese e një vendi të huaj është e kujdesshme në komentet politike, por theksoi rëndësinë e institucioneve demokratike.
“Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit forcojmë demokracinë, me mbështetjen ndaj parlamentit kombëtar dhe parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile,” u shpreh Huber.
Ajo shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike është një element thelbësor i çdo sistemi demokratik, duke e krahasuar këtë parim edhe me përvojën zvicerane.
“Sistemi demokratik bazohet në instrumentet demokratike dhe pjesëmarrjen e njerëzve, ashtu si edhe në Zvicër,” theksoi ambasadorja.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta të vazhdueshme, të cilat kanë marrë vëmendje të gjerë publike dhe politike.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128