Trajneri i Bërnlit i thur elozhe Brojës: Kemi parë versionin më të mirë të Armandos

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, shkoi dhe takoi menjëherë Armando Brojën në momentin kur e zëvendësoi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Njukasëllit. U duk menjëherë që ishte një gjest pozitiv për sulmuesin dhe kjo u konfirmua edhe nga fjalët që tha trajneri në konferencën e sotme për mediat.
Ai u pyet rreth paraqitjes së Brojës në atë sfidë dhe Parker nuk kurseu elozhet për të, duke e cilësuar si një paraqitje shumë të mirë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
“Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando.
Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super. Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të.
Rotacion apo zgjedhje? Pak nga të dyja. Mendova se kishim nevojë që të freskonim gjërat pak pas një jave të ngarkuar. Por gjithashtu ndjeja se në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Njukasëll, do të na duhej të shfrytëzonim hapësirën që linin pas krahëve, ndaj na duhej ai lloj profili lojtari. Siç e thashë, funksionoi mirë”, tha trajneri duke i dhënë kështu merita Brojës për paraqitjen e tij.
-
Anis Mehmeti ndez merkaton, klubi mund ta bëjë lojtarin më të paguar
10 Dhjetor, 10:51
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

