Atentati në Rinas/ Lirohet 35-vjeçari i shoqëruar një natë më parë, çfarë u zbulua për armët

Policia ka liruar personin me iniciale B. Xh., i shoqëruar mbrëmjen e së martës në lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, pasi ai u mor në pyetje për disa orë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga fshati Halil, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë vendit ku autorët dogjën automjetin “Toyota”.
I riu ka deklaruar se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në shtëpi dhe ka mohuar çdo lidhje me atentatin, duke shtuar se nuk ka parë as lëvizje të dyshimta pranë zonës. Shoqërimi i tij u krye për shkak se më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë.
Policia ka marrë edhe rezultatet e ekspertizës së armëve të gjetura në automjetin e djegur, ku sipas burimeve mësohet se ato nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Ndërkohë, pas atentatit, në fshatin Zall u zbulua një banesë me arsenal armësh, në pronësi të Ylli Zallës, i cili u shpall në kërkim. Hetuesit dyshonin se autorët mund t'i kishin siguruar armët në këtë banesë, por ekspertiza ka përjashtuar këtë pistë.
Një muaj pas atentatit, policia vijon me marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni, por ende nuk ka as autorë dhe as porositës të identifikuar. Në sulmin e së 11 nëntorit, i kryer në mesditë, mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa miku i tij, Muçi Shaljani, ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital. Të dy sapo kishin mbërritur nga Barcelona, kur atentatorët i zunë pritë në rrethrrotullimin e Rinasit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
