“Jam krenar që kam zhvilluar pronën time e kam sistemuar familje”, Malltezi me pankarta përballë GJKKO-së: Rama e ka firmosur

10 Dhjetor 2025, 13:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“Jam krenar që kam zhvilluar pronën time e kam sistemuar

Është shtyrë për të disatën herë seanca për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Mësohet se kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj dhe pritet që e radhës të mbahet më 22 dhjetor nw orwn 11:00.

Në daljen e tij nga GJKKO, Jamarbër Malltezi e cilësoi procesin ndaj tij si një “farsë politike”. Ai tha se prej dy vitesh akuzohet se janë miratuar vendime dhe ligje nga Sali Berisha, por sipas tij, prokurorët nuk kanë dërguar asnjëherë askënd në gjykatë dhe nuk disponojnë prova apo dëshmi që të mbështesin akuzën.

Dhëndri i Berishës theksoi se familja e tij është pronare e tokës dhe se janë krenarë për zhvillimet që kanë bërë, duke përmendur sistemimin e 42 familjeve, krijimin e parkut që e quan më të madhin në Tiranë, si dhe ndërtimin e kopshtit dhe çerdhes me fondet e tyre.

Në deklaratë ai shfaqi një hartë të vitit 2008, për të cilën tha se mban firmën e Edi Ramës dhe të 12 drejtorëve të tij, duke pretenduar se ndryshimi i destinacionit të pronës është bërë pikërisht nga ata. Sipas Malltezit, prokurorët “kanë frikë ta thërrasin” Ramën për dëshmi dhe se ligji në Shqipëri “nuk është i barabartë për të gjithë”.

“Kemi të bëjmë me një farsë politike. Para dy vitesh ju thanë që Berisha ka miratuar VKM dhe ligje, por e bukura është që nuk kanë çuar asnjë në Gjykatë. Ishin prokurorë mashtrues. Nuk kanë çuar as atëhere as sot. Sot, nuk kanë asnjë provë, dëshmi. Në këto kushte në shkencë nuk mund të botosh një artikull shkencor se të qeshin të tallin, jo më të bëhet në një doktoraturë ose të ngresh aktakuzë. Këta ngrenë aktakuzë pa pasur asnjë provë. Ndërkohë ne jemi pronarë toke

Jemi krenarë që kemi zhvilluar pronën tonë, që kemi sistemuar 42 familje, kemi ofruar parkun më të madh në Tiranë me paratë tona. Kopshtin dhe çerdhen me paratë tona, falas për komunitetin. Dhe jemi kënaq që kemi dhënë dhe një faltore që ti falen Zotit dhe që të mos kthehen lëpirsat e Edi Ramës.

Një nga gjërat interesante është kjo hartë e bukur që ka firmën e Edi Ramës dhe jo të Berishës dhe të 12 drejtorave të Ramës, kjo është e 2008. Ndërrimi i destinacionit ja bëri ky që ka firmën këtu, por këta prokurorë mendër jush kanë frikë edhe ta thërrasin për dëshmi Edi Ramën. Edi Rama në Këshillin e Territorit, a është Edi Rama i jetua. Jo ligji nuk është i barabartë për të gjithë”, tha Malltezi.

 

Po ndodh...

ide