U procedua nga policia, Adriatik Lapaj: Bllokova trotuarin? Meme e madhe, s’më intimidojnë dot! Ju pres sot në Bulevard

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje faktin që policia e ka proceduar për protestën para Kryeministrisë.
“Bllokova trotuarin, meme e madhe. Kemi bërë një kërkesë e një njoftim sipas ligjit. Para se kthenin përgjigje erdhën e hoqën çadrat pa i vënë. Sërish do të jemi sot në orën 17:00 pasdite.
I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë.
Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?
Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij?
Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë”, tha ai.
Lapaj u shpreh se procedimi sipas tij mund të kërkohej një dekoratë
“Dekoratë që më kanë proceduar sepse reagon sa shumë trembet nga protesta në këtë bulevard ku janë vrarë 4 persona, për pushtetin e tij. Nuk ka lënë rrugë pa bllokuar me goma, ky më tregon mua bllokimin e rrugës? Jam i gëzuar që Rama më ka proceduar sot penalisht”, tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
