Tottenham projekton Julian Nagelsmann për të zëvendësuar Antonio Conten...

Ishte vetëm çështje kohe. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër lojtarëve të tij, pas barazimit të pësuar në Southampton (3-3) më 18 mars, të gjithë e kuptuan se ditët e italianit në Tottenham ishin të numëruara. Më në fund, njoftimi për tërheqjen e tij nga Spurs erdhi të dielën në mbrëmje.
Tani, klubi i Londrës veriore, i katërti në Premier League, duhet të gjejë një pasardhës dhe sipas The Daily Mail, "lista e shkurtër" e drejtuesve të Spurs do të përmbajë jo më pak se 10 emra.
Mes tyre, janë emrat e Mauricio Pochettinos (pa klub që nga largimi nga PSG verën e kaluar), Luis Enrique (ish-trajneri i Spanjës) dhe Roberto De Zerbi (trajneri i Brighton) por mbi të gjitha Julian Nagelsmann, i sapo shkarkuar nga Bayern Munich.
Sipas të përditshmes britanike, Daniel Levy, presidenti i Spurs, dëshiron të flasë me trajnerin e ri gjerman (35) për vendin vakant.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
