Tjetër supergol nga Roko Vata, shqiptari shkëlqen me një predhë nga distanca në Angli
21 Janar 2025, 23:27 / SPORT

Roko Vata po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në kampionatin anglez me fanellën e Uotford, ku po aktivizohet rregullisht e po me rregullsi po gjen edhe rrugën e rrjetës.
Sot, ai ka shënuar golin e tij të tretë në këtë kampionat, duke realizuar në portën e Preston në ndeshjen e javës së 28-të. Futbollisti shqiptar e bëri përsëri me atë që po kthehet pak nga pak në specialitetin e tij, gjuajtjet nga distanca.
Në minutat e fundit të sfidës, Vata shmangu dy kundërshtarë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca, të pakapshme për portierin kundërshtar.
Ky ishte goli i tij i tretë në këtë sezon ku ka dhënë edhe dy asiste.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

