Surpriza e Premier Ligës nuk ndalet/ Pas rinovimit të trajnerit, tani do sulmuesin e Juventusit

23 Qershor 2025, 20:11 / SPORT ALFA PRESS

Surpriza e Premier Ligës nuk ndalet/ Pas rinovimit të trajnerit, tani

Notingem Forest zyrtarizoi rinovimin e kontratës së trajnerit Nuno Espírito Santos, deri më 30 qershor 2028. Vendimi vjen pas një sezoni, ku tekniku portugez e udhëhoqi Forestin drejt vendit të shtatë në Premier League në sezonin e kaluar, si dhe e kualifikoi skuadrën në Europë për herë të parë që prej sezonit 1995-96.

“Jam shumë i gëzuar që do ta vazhdoj rrugëtimin në këtë klub fantastik”, u shpreh Nuno. Sa i takon sulmit, Forest është i interesuar të blejë Dushan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit.

Serbi, aktualisht nën kontratë deri në qershor 2026, thuhet se ka tërhequr vëmendjen e skautëve anglezë. Vlera e tij shkon në rreth 35 milionë euro. Skuadra e Notingem deri tani ka përfunduar një lëvizje në sulm me afrimin për rreth 17 milionë euro të brazilianit Igor Jesus, që pritet pas Kupës së Botës me Botafogon.

 

Po ndodh...

ide