Shqipëria U21 fiton bindshëm miqësoren e dytë me Moldavinë
18 Nëntor 2024, 16:57 / SPORT

Shqipëria U-21 ka mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën e Moldavisë U-21. Ky ishte takimi i dytë miqësor në stadiumin e Vorës, pasi i pari përfundoi barazim 1-1.
Njësoj si në takimin e parë, golin e zhbllokimit të sfidës e shënoi Rashica. Lojtari i Skënderbeut gjeti rrjetën në pjesën e parë.
Ndërkohë në të dytën ishte mbrojtësi Ismaili, që shënoi fillimisht golin e dytë. Gjithçka e vulosën para fundit Elmedin Rama me golin e tretë dhe Dario Daka atë të katërt.
Alban Bushi provoi në këto dy takime një grup të ri lojtarësh, që debutonin për herë të parë me Shpresat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


