Shqipëri U17-Portugali U17/ E pësojnë kuqezinjtë, shënohet goli i parë i Europianit
19 Maj 2025, 19:14 / SPORT

Ekipet U-17 të Shqipërisë dhe Portugalisë po masin forcat prej orës 18:00. Kjo ndeshje starton Europianin e kësaj grupmoshe e cila organizohet në Shqipëri.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco e kanë mbyllur në disavantazh 0-1 pjesën e parë në takimin që po luhet në “Arenën Kombëtare”.
Luzitanët kaluan në avantazh në minutën e 36-të të sfidës falë golit të realizuar nga Rafael Quintas.
Megjithëse janë ndëshkuar me gol, djemtë kuqezi kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë deri tani. Në të dytën pritet që ekipi i Shqipërisë t’i japë një drejtim tjetër kësaj sfide duke reaguar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
