Shpërthen Mourinho: UEFA e ndyrë! Na u bë padrejtësi

Jose Mourinho përjetoi disfatën e parë në një finale europiane. Roma e tij u mposht në Budapest nga Sevilla nga penalltitë (1-1 koha e rregullt), dhe mes shumë pengjeve që lidhen me gjykimin e një dueli që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë.
Goditjet nga pika e bardhë u buzëqeshën spanjollëve, njëkohësisht rekordmenët e Europa League me shtatë suksese. “Arbitri dukej spanjoll. Lamela duhej ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që ai ishte një nga goditësit e penalltive”, deklaroi Mourinho për Sky pas ndeshjes.
Fjalë pa filtra, teksa trajneri portugez u shfaq i tërbuar më vonë në parkingun e stadiumit. Kundrejt arbitrit anglez Anthony Tyler dhe ndihmësve të tij. Të cilëve iu drejtua me këto fjalë.
”Ky është një turp i madh, padrejtësi! Edhe Rosetti e pranoi se nuk ishte penallti, ndërkohë që ti nuk pate guximin (duke iu referuar penalltisë së dhënë për Sevilla. Më pas e hequr nga shikimi i pamjeve në VAR).
Shkofsh në djall! UEFA e ndyrë, UEFA e ndyrë”, shpërtheu trajneri portugez i Romës. Video e zemërimit të tij është kthyer virale dhe Mourinho rrezikon një dënim nga qeveria europiane e futbollit.
-
E ardhmja në dyshim, Benzema merr vendimin final
1 Qershor, 16:49
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

