Shok dhome me Asllanin, futbollisti i Romës tregon jetën me mesfushorin shqiptar: Defekti i tij i madh është… ora me zile

Tomaso Baldanzi është një futbollist që njeh mjaft mirë Kristjan Asllanin. Të dy kanë krijuar miqësi në vitet te Empoli, ku mesfushori shqiptar dhe ai i cili tashmë është pjesë e Romës, kanë ndarë edhe dhomën.
“Nuk i kam çuar ende mesazh se nuk desha ta bezdisja. Pastaj u takuam pak kohë më parë. Kemi një raport të bukur, dëgjohemi shpesh. Jam me të vërtetë i lumtur që ka arritur një objektiv të tillë”, tha Baldanzi për “Cronache di spogliatoio” sa i përket pranisë së Asllanit në finalen e Ligës së Kampioneve.
“Ishim në një dhomë bashkë, e kam shumë shok, por kishte një defekt të madh: Nuk dëgjonte orën me zile. I vendoste një orë e gjysmë përpara, kështu që një ditë nuk durova më dhe i thashë “Ndal! Ndal! I vendos unë dhe të thërras”. Më kujtohet ende”, tha ai duke qeshur teksa kujtonte vitet te Epolii kur të dy u ftuan me ekipin e parë paralelisht.
“Kur mungonte ndonjë lojtar, na ftonin në ekipin e parë për stërvitje. Vraponim si të çmendur. Unë e Asllani ishim të vegjël, por ndërroheshim në dhomat e zhveshjeve me ta dhe na trajtonin të gjithë sikur të ishim pjesë e grupit”, tregoi Baldanzi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

