Amorim zotohet se nuk do të lejojë Fernandesin që të largohet nga United

30 Maj 2025, 22:07 / SPORT ALFA PRESS

Amorim zotohet se nuk do të lejojë Fernandesin që të

Teksa spekulimet për një transferim të bujshëm të kapitenit të Manchester United, Bruno Fernandes, drejt klubit saudit Al Hilal po intensifikohen, trajneri Ruben Amorim ka ndërhyrë publikisht për të shuar zërat e një largimi të mundshëm, duke dhënë një sinjal të qartë: "Nuk është nevoja ta shesim."

Oferta nga Arabia Saudite raportohet si "astronomike", si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Me Fernandes që thuhet se po joshet nga një kontratë me vlerë dhjetëra miliona euro në vit, Al Hilal është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. Megjithatë, Amorim e sheh ndryshe.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i ‘Djajve të Kuq’ u shpreh me siguri për qëndrimin e lojtarit:

"Askush nuk e di, por unë nuk mendoj kështu. Mendoj se ai na sheh duke ndërmarrë disa veprime për të ndryshuar të gjitha gjërat, dhe e dëshiron të qëndrojë. Ai thotë ‘jo’ për shumë gjëra, por tregon se dëshiron të fitojë."

Fjalët e Amorimit tregojnë se lojtari, pavarësisht zhgënjimeve të këtij sezoni të vështirë për Manchester United, beson ende në projektin sportiv të klubit dhe se nuk është i prirur të ndërrojë kampionat për motive financiare.

I pyetur nëse klubi mund të refuzojë një ofertë kaq të madhe në kushtet e një situate të brishtë financiare, Amorim nuk e mohoi vështirësinë, por nënvizoi alternativat:

"Po, mund të gjejmë mënyra të tjera për të fituar para. Sigurisht që unë jam trajneri, por ndonjëherë është vendimi i lojtarit. Kam ndjesinë se ai dëshiron të qëndrojë."

Në sezonin që lamë pas, Bruno Fernandes ishte padyshim një nga pikat më të ndritshme të një ekipi të trazuar, duke regjistruar 19 gola dhe 19 asistime në të gjitha garat, pavarësisht mungesës së suksesit kolektiv dhe eliminimit të Manchester United nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Po ndodh...

ide