
Shkëlqeu në Botëror, “gardiani” kroat transferohet në La Liga

Dominik Livakovic zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, dha një kontribut të madh te kombëtarja e Kroacisë, që e mbylli në vendin e tretë në Katar 2022.
Portieri kroat, i cili mban shiritin e kapitenit te Dinamo, do të vazhdojë karrierën në La Liga. Shtypi iberik raporton se 28-vjeçari nga Zadari do të firmosë me Villarealin.
Livakovic ka një klauzolë shitjeje 10 milionë euro, ndërkohë që drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë në lidhje me detajet e fundit.
Gjithsesi, marrëveshja është arritur dhe “gardiani” do të lërë Dinamon për të veshur fanellën e “nëndetëses së verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Europa League.
Livakovic debutoi me Kombëtaren në qershorin e vitit 2017. Dhe deri tani numëron 43 ndeshje mes shtyllave të Kroacisë.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128