“Serbia e ngarkuar edhe politikisht!”/ Aktori Alfred Trebicka: Vjen për të fituar, ka trysni më shumë se ne! Shqipëria do sukses jo vetëm këtu

5 Qershor 2025, 22:57 / SPORT ALFA PRESS

“Serbia e ngarkuar edhe politikisht!”/ Aktori Alfred Trebicka: Vjen

Aktori Alfred Trebicka ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Serbi që do zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, ku u shpreh se është normale të merren masa sigurie të shtuara, por uron që kjo mos ndikojë te kuqezinjtë në fushën e lojës, ashtu siç ndodhi ndoshta 10 vite më parë.

Sa i takon sfidës, Trebicka mendon se ata janë më të ngarkuar, pasi duke qenë ekip më i fortë në letër, dhe duke para situatën mes dy vendeve, janë më të trysnuar në fushë.

Për specifikën që ka kjo sfidë, prej marrëdhënieve jo të mira, nga meraku që mund të ndodhi e njëjta gjë si në Beograd, e bënë këtë ndeshje që të ketë tension te të gjithë, madje edhe ne që nuk jemi të përfshirë direkt.

Është normale të merren masa sigurie, që duken paksa të ekzagjeruara. Por duke parë tensionin, faji bie mbi ne, ndaj në një farë mënyre është e justifikueshme. Uroj që këto tensione e masa mos të ndikojë te djemtë në fushë, ashtu siç ndoshta ndodhi në Elbasan 10 vite më parë.

Sa i takon ndeshjes, nga të Serbisë, njoh vetëm këta që luajnë në Serie A, bie fjala Vlahovic. Normale që ata vijnë për të fituar, por mos harrojmë ne jo vetëm këtu që duam suksesin, por edhe atje, kemi mentalitetin e duhur. Mendoj se ata janë më të ngarkuar se ne, sepse përveç anës sportive, kanë edhe atë politike”, tha ai në Log.

 

Po ndodh...

ide