Liga e Kombeve/ Spanja i shënon 5 gola Francës, Mbappe shënon me penallti

5 Qershor 2025, 22:44 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Spanja i shënon 5 gola Francës, Mbappe shënon me

Spanja është thuajse e kualifikuar në finalen e Ligës së Kombeve teksa ka thelluar në 5-1 shifrat përballë Francës.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të iberikëve, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë, skuadra e De la Fuents realizoi dy herë në minutat 54′ dhe 55′.

Fillimisht Lamine Yamal fitoi një penallti ndërsa e konkretizoi po vetë ai. Kjo ishte penalltia e parë e realizuar nga 17-vjeçari në karrierën e tij profesioniste.

1 minutë më pas, Pedri do të thellonte shifrat në 4-0. Në minutën e 59-të arbitri do të akordonte tjetër penallti këtë herë për Francën.

Mbappe u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë edhe pse tashmë Franca e tij është praktikisht e eliminuar.

Por ishte Yamal që shënoi golin e pestë për Spanjollët.

 

Po ndodh...

ide