Risia e Silvinjos për kualifikueset e Botërorit, trajneri befason mesfushorin pas ftesës nga Kombëtarja

2 Maj 2025, 19:47 / SPORT ALFA PRESS

Risia e Silvinjos për kualifikueset e Botërorit, trajneri befason
Etnik Brruti ishte risia e Silvinjos në listën e muajit mars, ku Kombëtarja luajti dy ndeshjet e para në kualifikueset e Botërorit 2026, kundër Anglisë dhe Andorrës.

Kuqezinjtë morën tri pikë, ndërsa mesfushori i Malishevës nuk u përdor nga trajneri, por i ndoqi ndeshjet nga tribuna. Megjithatë, Brruti është një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Malishevës në Superligën e Kosovës, por pas grumbullimit nga Kombëtarja shqiptare dhe ikja nga Kosova U-21, ai ka përfunduar në stol.

Mesfushori nuk është preferuar nga trajneri i Malishevës, Bekim Isufi, edhe pse gjithë sezonin ka qenë një titullar fiks. Në pesë ndeshjet e fundit, ai ka luajtur vetëm një herë nga minuta e parë, ndërsa një herë nga stoli. Tri ndeshjet e tjera nuk ka zbritur fare në fushë.

 

Po ndodh...

ide