Revolucioni te Ferrari? Vasseur dhe Leclerc në pasiguri për të ardhmen

Fillimi i sezonit 2025 solli shumë entuziazëm te Ferrari me ardhjen e Lewis Hamilton, duke i bërë tifozët të ëndërronin për një rikthim të fuqishëm.
Por, pas nëntë garave, realiteti rezultoi më i vështirë: vetëm tri podiume për Charles Leclerc dhe një fitore në garën sprint në Kinë për Hamilton nuk janë rezultatet që priteshin.
Bilanci është negativ dhe po rritet pasiguria, sidomos në prag të ndryshimeve të rregullave për vitin 2026.
Shefi i skuadrës, Frédéric Vasseur, duket më shumë se kurrë në rrezik.
Ai vazhdimisht flet për përmirësime në makinën, por rezultatet nuk ndryshojnë, ndërsa ankesat e Hamiltonit dhe vështirësitë e Leclerc tregojnë se trajtimi i situatës nuk po jep efekt.
Nëse nuk do të ketë përmirësim para pushimeve verore, Ferrari do të fokusohet vetëm në vitin 2026, ndërsa Vasseur mund të largohet në fund të sezonit.
Kandidati për ta zëvendësuar është Antonello Coletta, kreu i projektit Endurance, i cili ka arritur fitore në tri gara WEC dhe ka fituar dy herë 24 Orët e Le Mansit.
Në aspektin e pilotëve, mund të ketë një surprizë: Charles Leclerc, i lidhur me Ferrari deri në 2029, është objektiv i Mercedesit, për shkak të mundësisë që George Russell të mos rinovojë dhe interesit të shefit Toto Wolff.
Megjithëse Leclerc ka qenë besnik ndaj Ferrarit, një sezon i keq në 2026 mund ta shtyjë drejt Stuttgarti-t.
Ndërkohë, Hamilton, edhe pse e ka të vështirë të vozisë makinën, pritet të qëndrojë te Ferrari edhe vitin tjetër, ndërsa Max Verstappen do të qëndrojë te Red Bull-i deri në 2027.
E ardhmja e Ferrarit duket e paqartë, me ndryshime të mundshme në drejtim dhe në përbërjen e pilotëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




