Rekord historik, stadiumi “Diego Armando Maradona” shndërrohet në një makth për Juventusin

3 Mars 2024, 23:20 / SPORT ALFA PRESS

Rekord historik, stadiumi “Diego Armando Maradona” shndërrohet

Fitore emocionuese e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1 në “Diego Armando Maradona”, falë golave të Kvaratskhelias dhe Raspadorit.  

Ky ishte triumfi i 5-të radhazi në shtëpi i Napolit kundër Juventusit, një statistikë kjo që vendoset për herë të parë në histori nga napolitanët.  

Juventusi ka humbur 5 ndeshje radhazi jashtë fushe kundër një ekipi të Serie A për herë të parë që nga periudha midis 1960 dhe 1964 kundër Fiorentinës. Duket se skuadra e Napolit është kthyer në një “mace të zezë” në shtëpi, përballë Juventusit.