Derbi në volejboll, Partizani mposht Tiranën në finale dhe fiton 'Ligën Gjergj Kastrioti
Në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla", Partizani mundi 3-0 Tiranën në finale dhe u shpall fitues i edicionit të tretë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll për meshkuj. Të besuarit e Ylli Tomorit fituan pastër 3-0 me sete, duke mos i lënë mundësi rivalëve për reagim.
Partizani komandoi të tria setet për t’i mbyllur llogaritë me rezultatin 25-21, 25-18, 25-22 në harkun kohor të 90 minutave. Lojtari i finales u shpall braziliani Coutinho, autor i 20 pikëve në finale. Kështu të kuqtë sigurojnë trofeun e parë të kësaj Ligë, duke treguar se kanë një grup solid.
Kapiteni Klodian Kasa i Partizanit vijon të vendosë rekorde në aspektin individual, ku pas 19 titujve kampionë dhe 20 kupave, sot ngriti lart edhe trofeun e parë mbarëkombëtar të karrierës.
-
Spektakël në derbin e Manchester-it, City përmbys United
3 Mars, 19:03
ide
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Saliu doli. Alibia ra. Rama fërkon duart!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128