Real Madrid superkampion i Europës, fiton sfidën ndaj Atalantës
14 Gusht 2024, 23:09 / SPORT

Real Madrid ka fituar Superkupën e Europës duke mposhtur në finale 2-0 skuadrën e Atalantës.
Pjesa e parë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Varshavës. u mbyll në barazim, teksa dy golat e sfidës u shënuan në 45 minutat e dyta.
Të parin, e realizoi Federico Valverde në minutën e 59-të. Vetëm 9 minuta më pas, rrjetën e tundi Kylian Mbappe, i cili dyfishoi rezultatin.
Francezi 25-vjeçar shënoi në debutimin e tij me fanelën e “Los Blancos”. Kjo është hera e gjashtë që Real Madrid fiton trofeun e Superkupës së Europës.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti e nisi që nga fillimi këtë takim dhe zhvilloi dhe një ndeshje mjaft të mirë, por uria e spanjollëve duket se nuk ka përfunduar dhe egoja për trofe vijon të jetë e madhe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

