Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

19 Qershor 2024, 09:20 / SPORT ALFA PRESS

Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri,

Sot do të nisë raundi i dytë i fazës së grupeve në Europian. Sfida e parë për ditën e sotme do të jetë Kroaci-Shqipëri e cila luhet në orën 15:00.  Të dyja skuadrat e nisën me humbje këtë turne ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë të kundërtën.

Në orën 18:00 në fushë do të zbresë Gjermania dhe Hungaria. “Pancerat” vijnë si favoritë pas fitores së thellë kundër Skocisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë hungarezët humbën kundër Zvicrës.

Dueli i fundit i mbrëmjes do të zhvillohet mes Skocisë dhe Zvicrës. Helvetët duan fitoren e dytë radhazi ndërsa skocezët do të tentojnë shanset.

NDESHJET E SOTME

KROACI-SHQIPËRI ORA 15:00

GJERMANI-HUNGARI ORA 18:00

SKOCI-ZVICËR ORA 21:00

 

Po ndodh...