Pas asistit vjen dhe goli, Florent Hasani tund rrjetën në Turqi
9 Prill 2025, 20:47 / SPORT

Florent Hasani ka tundur rrjetën me Boluspor. Ish-lojtari i Tiranës shënoi në minutën e 12-të, pas pasimit që mori në zonën e Sakarjaspor.
Goli që u shënua, zhbllokoi ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë turke. Ky ishte goli i dytë për Hasanin në kampionat, ndërsa ka asistuar dhe një tjetër në sfidën e kaluar.
28-vjeçari u afrua te Boluspor në merkaton e janarit, për të firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Në shumicën e ndeshjeve deri tani është preferuar titullar.
Hasani mbahet mend për eksperiencën te Tirana në Superiore, ku fitoi “Këpucën e Artë” me 16 golat e sezonit 2022/23.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


