“Nuk kam parë Bayern më të parrezikshëm se ky”, Schweinsteiger kritikon ish-skuadrën
18 Shkurt 2025, 17:49 / SPORT

Bastian Schweinsteiger është shprehur shumë i zhgënjyer me performancën e Bayern në ndeshjen e fundit me Bayer Leverkusenin. Sipas tij, bavarezët ishin më dobët se kurrë.
“Kurrë nuk e kam parë Bayernin të jetë një skuadër kaq e parrezikshme për kundërshtarin. Dukej sikur Bayer Leverkusen e kishte totalisht ndeshjen nën kontroll”.
“Komplimente për Aspirinat. Aktualisht luajnë futbollin më të bukur në Gjermani. Xabi Alonso ka punuar shkëlqyeshëm me këtë skuadër. Duket qartë se automatizmat e lojës janë në kulmin e tyre, pra lojtarët e njohin njëri-tjetrin dhe kombinojnë lirshëm”.
“Gjithsesi, Bayern është 8 pikë përpara. Tani ka filluar të gjejë forcën e duhur në ndeshjet e rëndësishme. Pra, nuk ke sesi ta kritikosh në këto kushte”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





