“Pse e ftove Mirin në dasmë”, Selin: Nuk mbaj më që mund të jem e dashuruar me burrë të martuar

7 Mars 2026, 23:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Pse e ftove Mirin në dasmë”, Selin: Nuk mbaj më

Në prime të kësaj të shtune është diskutuar dasma e Selinës mes Gimbos, që u pasua me më shumë debate pasi Rogerti tentoi të shkatërronte festën.

Miri u shpreh se beson në marrëdhënien e tyre, ndërsa opinionisti Arbër Hajdari pyeti Selinën se përse e ftoi Mirin në dasmë, kur ka marrëdhënie jo të mirë me të.

Selin, nga ana tjetër, tha se nuk do të mbajë më akuza “që mund të jem e dashuruar me një burrë të martuar”.

Miri: Ja kam thënë dje para dite Gimbos opinionet e mia. Unë ju kam parë që rrini bashkë, keni kimi, ju uroj jetë të lumtur. Po, besoj te marrëdhënia e tyre. I kam thënë Selin që të ka rënë loja pasi je martuar.

Arbër: Gënjeshtra nga të gjitha krahët. Ti, Miri, ke qenë ulur me Rogertin dhe Juelën dhe ke thënë unë nuk e prish dasmën. Ti, Selin, pse e ftove Mirin? Ti, Miri, mos fol se i karikove ata të dy të prishnin dasmën. Për çfarë duhet Miri në dasmë?

Selin: Nuk mbaj më akuza të qelbura që mund të jem e dashuruar me një burrë të martuar. Nuk dal nga ky prime pa u sqaruar që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për burra të martuar. Nuk kam ardhur këtu për të shkelur dy…

Arbër: Nuk kishe pse të ftoje Mirin? Ndaç, merre si këshillë a sugjerim, ke filluar të reagosh me arrogancë, ke 30 minuta që nuk le njëri të flasë.

Selin: Kërkoj ndjesë për fjalën ndaj Juelës, e kam përdorur me kontekst në mendjen time korrekte. Kam menduar që ka tjetër kuptim.

Monika: Nuk besoj se Selin nuk e di çfarë do të thotë ajo fjalë. Arma jote e fortë është oratoria.

Po ndodh...